​Këto janë planet e Kroacisë për ndeshjen kundër Italisë

Futboll

​Këto janë planet e Kroacisë për ndeshjen kundër Italisë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 21:53
Marcelo Brozovic

Nuk është vetëm Italia që po planifikon ndryshime për ndeshjen vendimtare të EURO 2024 të hënën, pasi Kroacia mund të startojë me Mario Pasalic të Atalantas dhe ish-lojtarët e Interit, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic t’i vendos në bankën rezervë

Ndeshja e Grupit B, apo ndryshe “Grupit të Vdekjes” fillon në Leipzig të hënën në orën 21:00.

Spanja e ka fituar tashmë grupin falë fitores 1:0 ndaj Italisë, por një pikë do të mjaftonte për t'i dërguar “Azzurrët” në vendin e dytë.

Kroacia ishte e treta në Kupën e Botës 2022, por pati një fillim të mjerueshëm në këtë turne pasi humbi 3:0 ndaj Spanjës dhe më pas barazoi 2:2 me Shqipërinë.

Trajneri Zlatko Dalic është i detyruar të bëjë ndryshime për atë që bëhet një ndeshje e domosdoshme kundër Italisë. Në mesin e lojtarëve që përflitet se do të futen në formacionin fillestar është mesfushori sulmues i Atalantas, Pasalic, pasi ish-veterani i Interit, Brozovic mund të shkojë drejt pankinës. Pasalic zëvendësoi Brozovic në pjesën e parë në ndeshjen e dytë.

Një tjetër ish-lojtar i Interit është Perisic, i cili ishte zëvendësues kundër Spanjës dhe nisi me Shqipërinë si mbrojtës i majtë.

“Sky Sport Italia” sugjeron se Josko Gvardiol mund të rikthehet në krahun e majtë si në ndeshjen e Spanjës, pasi është përdorur në qendrën e mbrojtjes kundër Shqipërisë.

Në mes, mbrojtësi i Leçes, Marin Pongracic, ka të ngjarë të jetë titullar.

Problemet e tyre janë në sulm, ku si Bruno Petkovic ashtu edhe Ante Budimir luftuan për të përfunduar rastet. Në vend të kësaj, talenti 21-vjeçar i RB Salzburg, Luka Sucic, mund të prezantohet në një rol trequartista për të përsëritur efektivisht formacionin 4-2-3-1 të Italisë dhe jo atë të zakonshëm 4-3-3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat