Sot zhvillohen dy ndeshje në Euro 2024–vëmendja tek dueli Zvicërr-Gjermani

Futboll

Sot zhvillohen dy ndeshje në Euro 2024–vëmendja tek dueli Zvicërr-Gjermani

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme [e dielë] do të ketë vetëm dy ndeshje të cilat do të zhvillohen në të njëjtin orar, duke filluar nga ora 21:00.

Zvicrra do të jetë nikoqiri i ndeshjes mes Gjermanisë.  Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë italiani, Daniele Orsato, ndihmës gjyqtarë, Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini

Ndeshja do të zhvillohen në stadiumin ‘Arena Frankfurt’.

Gjermania ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit A në Euro 2024.

Gjermanët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar në start me emra si Kai Havertz dhe Robert Andricht, por që nuk gjetën rrjetën. Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 22-të, kur Ilkay Gundogan asistoi te Jamal Musiala, i cili shënoi për 1-0.

Ndryshe, Zvicra ka barazuar 1-1 me Skocinë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B. Pas vetëm 13 minutash, Zvicra pësoi një auto-gol nga Fabian Schar që nuk ia doli të devijonte goditjen e Scott McTominayt, ndërsa shifrat për Helvetikët i barazoi Xherdan Shaqiri (26’).

Ndërsa Skocia do ta pres Hungarinë.

Ndryshe, Gjermania tashmë e kualifikuar është lidere e Grupit A me gjashtë pikë, Zvicra me katër dhe Skocia me një.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat