Shqipëria triumfon në turneun e fansave në Gjermani, mposht vendasit në finale

Futboll

Shqipëria triumfon në turneun e fansave në Gjermani, mposht vendasit në finale

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:25
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit është pjesë e finaleve të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, teksa deri më tani ka luajtur dy nga tre sfidat në grupin B dhe të hënën do të zhvillojë ndeshjen e tretë ndaj Spanjës.

Sakaq, veç ndeshjeve finale të Evropianit që ka tërhequr vëmendjen e fansave në të gjithë botën, në Frankfurt të Gjermanisë është organizuar ditën e sotme nga UEFA dhe Federata Gjermane e Futbollit një turne për fansat e futbollit, ku morën pjesë 8 ekipe nga Evropa, ndër to edhe Shqipëria.

Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF, në bashkëpunim me disa tifozë shqiptarë krijoi ekipin e tifozëve të Shqipërisë, që mori pjesë në këtë turne të formatit 6×6. Në grupin e Shqipërisë, shorti përcaktoi edhe skuadrat e Anglisë, Italisë dhe Ukrainës.

Në ndeshjet e luajtura në këtë grup, kuqezinjtë triumfuan në të tri sfidat, duke fituar 4-0 me Italinë, mposhtën 2-0 Ukrainën dhe triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Anglisë.

Në gjysmëfinalet e këtij turneu historik të zhvilluar në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit në Gjermani, Shqipëria mundi Skocinë me rezultatin 4-0, duke siguruar kështu finalen e madhe përballë vendit organizator, Gjermanisë.

Një finale mjaft emocionuese dhe mjaft e luftuar si nga kuqezinjtë tanë ashtu edhe nga Gjermania. Takimi u zhbllokua vetëm në tre minutat e fundit nga Shqipëria, me kuqezinjtë që shënuan tre gola njëri pas tjetrit.

Me këtë fitore, ekipi i tifozëve shqiptarë, i krijuar rishtas këtë vit, arriti të marrë një kupë, e para në historinë në llojin e saj.

Lojtarët që shkruan historinë për Shqipërinë në këtë turne ishin: Shiqeri Alili, Naser Ilazi, Fatlum Ahmeti, Resul Ahmeti, Arton Tolaj, Shkelqim Hyseni, Astrit Hyseni, Sherif Krasniqi, Ilir Iberdemaj, Bujar Idrizi, Leonit Nuraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat