Suedezë, ukrainas dhe gjermanë/ UEFA zgjedh gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Futboll

Suedezë, ukrainas dhe gjermanë/ UEFA zgjedh gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:10
Sfida e tretë dhe vendimtare e kuqezinjve në Euro 2024 do të gjykohet nga arbitri suedez Glenn Nyberg.

Shqipëria do të luajë të hënën ndaj Spanjës ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit, që pritet të pushtohet nga tifozët kuqezi, dueli fillon prej orës 21:00.

Sfida e tretë dhe vendimtare e kuqezinjve në Euro 2024 do të gjykohet nga arbitri suedez Glenn Nyberg.

Edhe asistentët e 35-vjeçarit do të jenë po suedezë: Andreas Soderqvist dhe Mahbod Beigi.

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje historike për kombëtaren shqiptare, është emëruar ukrainasi Mykola Balakin.

Ndërsa, gjermani Christian Dingert do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor Glenn Nyberg nga dhoma e VAR-it.

Së bashku me dy asistentët David Coote dhe Marco Fritz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat