Një çek për Partizanin

Futboll

Një çek për Partizanin

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:25
Pamje

Një çek për Partizanin!

Bashkia e Tiranës ka shpërblyer klubin e futbollit Partizani me shumën prej 15 milionë lekësh (të reja) për titullin kampion të fituar në sezonin 2022-2023.

Kryetari i bashkisë Z.Erion Veliaj ka pritur në ambientet e bashkisë presidentin Gazment Demi dhe përfaqësues të klubit të futbollit Partizani.

Kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e rastit i dorëzoi presidentit Demi çekun prej 15 milionë lekësh (të reja) si shpërblim për klubin e futbollit Partizani i cili i dhuroi një tjetër titull kampion kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat