Gëzdari: Duhet ta sulmojmë Spanjën

Futboll

Gëzdari: Duhet ta sulmojmë Spanjën

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:34
Trajneri Edmond Gëzdari

Trajneri Edmond Gëzdari thotë se në ndeshjen me Spanjën, Shqipëria duhet të luajë në sulm.

Gëzdari u shpreh se ekipi kombëtar ka probleme me mbrojtjen.

“Spanja do të ketë ndryshime.

Në pamjen e parë, duket që kemi një mundësi më shumë. Unë shoh gjë tjetër.

Ata që do hyjnë, do kërkojnë të jenë kompetitivë. Do më vinte më mirë të vinte formacionin komplet, do ishin më tolerantë.

Ne do shkuajmë të luajmë futboll, duhet të shkojmë të sulmojmë Spanjën. Ti nuk di të mbrosh.

Duhet ta marrësh skuadrën. Si do mbrohesh? Ka një metodë për t’u mbrojtur. Kemi për ta mbajtur më mirë se Italinë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat