Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futsall, skuadra Forca nga Kumanova, ka rënë dakord për përforcimin e parë për paraqitjet e saj në Champions League.
Skuadra Forca ka firmosur me kolumbianin Cristian Berio.
Deri më tani në karrierën e tij Berio ka performuar për Sabaneros de Sincelejo në Kolumbi, për kampionin peruan Panta Valon si dhe për Drenicën.
Është një përforcim i madh për skuadra shqiptare.
“Futsal Forca me kënaqësi ju prezantojmë një marrëveshje të re të rëndësishme për sezonin e ri 2024/25.
Cristian Berrio nga Kolumbia është përforcimi i parë i ri për skuadrën ton, ish-anëtari i ekipeve: Sabaneros de Sincelejo (Kolumbi); Panta Walon (Peru), Seleccion Colombia, (Kombëtarja e Kolumbisë) e FC Drenica.
Berrio me aftësitë fantastike dhe eksperiencën në skenën ndërkombëtare si dhe me Kombëtaren e Kolumbisë do të luajë një rol të rëndësishëm në përforcimin dhe ngritjen e nivelit të ekipit tonë”, njofton faqja e skuadrës.