​UEFA: Kroacia ndryshon 5 lojtarë, ja me kë do të luajë kundër Italisë

Futboll

​UEFA: Kroacia ndryshon 5 lojtarë, ja me kë do të luajë kundër Italisë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Në ndeshjen e fundit të grupit B ndaj Italisë, kombëtarja kroate nuk ka të drejtë të bëjë një hap të gabuar.

Vetëm një fitore i hap derën “të zjarrtëve” për të siguruar raundin e dytë në EURO2024.

UEFA parashikoi edhe 11-shen startuese ndaj Italisë. Sipas njoftimit të tyre, Daliq mund të bëjë pesë ndryshime Josip Stanishiq, Martin Erliq, Luka Suçiq, Mario Pashaliq dhe Ante Budimir do të luanin nga minuta e parë dhe Josip Juranoviq, ndërsa Ivan Perishiq, Marcelo Brozoviq, Lovro Majer dhe Bruno Petkoviq do të mbeteshin jashtë.

Stanishiq do të luante në krahun e djathtë dhe Erliq do të regjistronte minutat e para si portier. Sipas këtij parashikimi, Brozoviq do të largohej, Modriq dhe Kovaçiq do të mbanin mesfushën me treshen më sulmuese Mario Pashaliq, Suçiq dhe Kramariq. Budimir mund të kthehet në krye të sulmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat