Flamurtari prej javësh është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri, por kjo situatë nuk i ka penguar vlonjatët për të ndërhyrë në merkato.
Kuqezinjtë kanë bërë goditjen e tretë në këtë merkato vere, ku përforcimi i radhës vjen në sulm.
Bëhet fjalë për qendërsulmuesin beratas Aldrit Oshafi. 24-Vjeçari është prezantuar te Flamurtari dhe tashmë ai pritet që të japë kontributin e tij te kuqezinjtë. I pari që ka hapur merkton e vlonjatëve ka qenë sulmuesi kosovar, Trimror Selimi.
Ndërsa përforcimi i dytë është kryer në qendër të mbrojtjes, ku klubi afroi Alesandro Kacbufin, kavajasin e lindur në Itali.