Sonte me fillim nga ora 21:00, në “Frankfurt Arena” do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, e vlefshme për xhiron e tretë në grupin B.
Gazetari Arlind Sadiku, ka treguar se interesimi për ta përcjellur këtë ndeshje është mjaft i madh.
Sadiku theksoi se çmimet e biletave për lojën Zvicër-Gjermani, kanë ‘fluturuar’.
“Çmimi i biletës në tregun e zi, fillon nga 1 mijë euro për kategorinë e tretë, sepse nëse flasim për kategorinë e dytë apo të parën çmimet janë duke shkuar, 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë euro për një biletë”, tha Sadiku.