Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë në lojën Gjermani-Zvicër, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit A në Euro 2024.
UEFA ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes.
UEFA ka vendosur për mesfushorin fantastik dhe kapitenin e Zvicrës, Xhakën.
E kjo është hera e dytë që Granit Xhaka e fiton këtë çmimin në Euro 2024, gjë që e bëri edhe ndaj Hungarisë në fitoren 3:1.