Tifozët shqiptarë grisin dhe djegin flamurin serb para ndeshjes Shqipëri-Spanjë, Dyseldorfi ‘vishet’ kuqezi

Futboll

Tifozët shqiptarë grisin dhe djegin flamurin serb para ndeshjes Shqipëri-Spanjë, Dyseldorfi ‘vishet’ kuqezi

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 13:49
Tifozët shqiptarë

Mijëra shqiptarë ndodhen në Dyseldorf këtë të hënë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Dy tifozë shqiptarë kanë grisur dhe djegur flamurin serb në një prej zonave ku janë mbledhur shqiptarët, për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Mbi 20 mijë tifozë pritet të mbështesin Kombëtaren në stadiumin e Dyseldorfit në ndeshjen e fundit brenda ‘grupit të vdekjes’, pas përballjes fillimisht me Italinë dhe Kroacinë.

Sonte Shqipëria luan me Spanjën, lojë kjo vendimtare për Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat