Futbollistja Endrina Idrizaj, u shpreh tejet optimiste se kombëtarja e Shqipërisë do të fitojë sonte kundër Spanjës.
Ajo në emisionin Kosova Today tha se “beson fuqishëm që Shqipëria ka potencial”.
“Unë mendoj edhe besoj fuqishëm që Shqipëria ka potencial, por e kemi parasysh që Spanja është fuqi. Mendoj që i kemi qëllimet e qarta, na duhet fitorja kundër Spanjës. Në rast se nuk kemi fitore, na nevojiten edhe rezultatet e katër ekipeve të tjera për të bërë matemtika por është pak e vështirë”, tha ajo.
“Kështu që sonte na nevojitet fitorja dhe besoj fuqishëm se do të fitojë”, u shpreh ajo.
Skuadra e Sylvinhos sonte do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare në “EURO 2024” kundër spanjollëve.
Loja nis prej orës 21:00 dhe luhet në stadiumin e qytetit në Dusseldorf.
Shqipërisë, vetëm fitorja do ta afronte drejt fazës së eliminimit direkt.