Shqipëria eliminohet nga Kampionati Evropian

Shqiptaria nuk e ka fituar ndeshjen si finale në përballje me Spanjën dhe përfundimisht paketoi valixhet për në shtëpi.
Spanja ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Shqipërisë, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Dusseldorf,
Atmosferë madhështore, tifozët kuqezi i dhanë përkrahje të madhe futbollistëve shqiptarë por pa forcë ndaj Spanjës gjithmonë të papërshtatshme.
Shqipëria - Spanja 0:1
Stadiumi "Merkur Spiel-Arena" në Dusseldorf.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia).
Shikues: 45.000.
Shënues: Torres (13').
Kartona të verdhë: Bajrami, Berisha - Vivian..
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asan )Muçi 81')i, Laçi (M. Berisha 71'), Bajrami (Hoxha 70') dhe Manaj (Broja 59')..
Spanja: Raya, Jesus Navas, Vivian, Laporte (Le Normand 46'), Grimaldo, Zubimendi, Merino, Dani Olmo (Baena 84), Ferran Torres (Yamal 73'), Joselu (Morata 72') dhe Oyarzabal (Lopez 62').
Në minutën e 12-të, futbollisti Mikel Merino goditi me kokë dhe mezi e ndal portieri Strakosha.
Në minutën e 13-të, mbrojtja e Shqipërisë në gjumë dhe Ferran Torres brenda 16-shit duke goditur me gjakftohtësi ka shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të, Kristjan Asllani nga rreth 18-19 metra lëshoi një predhë por portieri spanjoll mezi e ndal duke shpëtuar portën e tij.
Në minutën e 66-të, Armando Broja brenda 16-shit goditi fuqishëm megjithatë portieri spanjoll ka treguar cilësitë e tija.
Në minutën e 77-të, Kristjan Asllani godit bukur por për fat të keq të tij topi shkoi përskaj shtyllës së majtë të rivalit.
Kroacia dështon në fund duke luajtur baras (1:1) me kampioninn në fuqi të Evropës, Italinë.
Në minutën e 54-të Luka Modriç dështoi nga penalltia, gjuajtjen e tij në këndin e poshtëm të majtë e ka pritur portieri Donnarumma por pas pak sekondave i njëjti futbollist nga afërsia ka shënuar për 1:0.
Në minutën e 90+7, Mattia Zaccagni ka realizuar për rezultatin 1:1 dhe kualifikoi Italinë.
Spanja përfundon në vend të parë me 9 pikë në grupin B, pasojnë Italia me 4, Kroacia me 2 dhe Shqipëria me 1 pikë.
Spanja dhe Italia janë kualifikuar në të tetën e finales, duke iu bashkuar Gjermanisë, Zvicrës, Anglisë, Francës, Holandës e Portugalisë. Kroaxia duke se paketon valixhet për në shtëpi.