Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur për kombëtaren shqiptare se ajo na ka bërë krenarë, e se ardhmja e tyre është premtuese, ani pse nuk arriti të shkonte më tej në Kampionatin Evropian.
Kurti tutje shprehet se kombëtarja jonë edhe pasi pati humbje, ishin humbje të bukura, e që luajtën fuqishëm.
“Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian”, shkroi Kurti në Facebook.
Postimi i plotë:
Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.
Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani.
Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë.