Italia siguroi kualifikimin në 1/16 e finales së Kampionatit Evropian, pas barazimit 1-1 me Kroacinë.
“Azurët” u renditen në vendin e dytë në Grupin B, pas Spanjës e cila është kombëtarja e vetme me pikë të plota në tre ndeshje.
Po ashtu pas këtyre ndeshjeve, kualifikimin e siguruan edhe tre kombëtare të mëdha si Anglia, Franca dhe Holanda.
Kombëtaret tjera që kanë kaluar fazën e grupeve janë edhe Gjermania, Zvicëra dhe Portugalia.