Me humbjen e Shqipërisë, edhe kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Anglia ka katër pikë të fituara, ndërsa pavarësisht rezultat ndaj Sllovenisë – “Tre Luanët” matematikisht e kanë të garantuar pjesëmarrjen në 1/8 e finales së “Euro 2024”.
Sidoqoftë, Anglia gjithnjë ishte favoriti për të vazhduar si lider nga grupi C dhe një gjë të tillë pritet ta sigurojë të martën mbrëma ndaj Sllovenisë.
Into the last 16 👊
— England (@England) June 24, 2024
Monday's results mean the #ThreeLions are guaranteed a place in the #EURO2024 knockout stages. pic.twitter.com/okteasDgMW
Momentalisht, skuadra e Southgate ka katër pikë të fituara, dy më shumë se Danimarka e Sllovenia që kanë nga dy sosh, derisa në fundin e grupit ndodhet Serbia me një pikë.