Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, marrëveshja mes Joselut dhe Al Gharafat është arritur.
Ku, për këtë gjë është informuar Real Madridi.
Joselu do të nënshkruajë një marrëveshje dy vjeçare deri në qershor të vitit 2026, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një sezon.
Ka mbetur vetëm procesi formal për të i rishikuar dokumentet dhe më pas të nënshkruhen.