Ndonëse kërkohet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich, megjithatë, mesfushori turk Hakan Calhanoglu nuk do të largohet nga Interi.
Reprezentuesi i Turqisë, sipas ekspertit italian Fabrizio Romano është i lumtur tek skuadra ‘Nerazzure’ dhe se dëshiron të qëndrojë ende tek zikaltërit.
“Hakan Calhanoglu ka sqaruar të ardhmen e tij me planin për të qëndruar në Inter pasi është i lumtur në klub, i bindur për projektin edhe për vitet e ardhshme”, ka shkruar eksperti italian Romano.
Calhanoglu sezonin e fundit me Interin fitojë titullin e kampionit në Serie A.
Turku ishte një nga lojtarët më të mirë në suksesin e skuadrës së Simone Inzaghit.