Ka dështuar transferimi i Valon Ahmedit te Vllaznia.
Palët ishin shumë afër zyrtarizimit të transferimit, ndërsa kishin arritur marrëveshjen mes tyre, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas “Shkodra Sport” bëhet me dije se ish-lojtari i kombëtares nuk do të kalojë në Shkodër, kjo pasi babai i tij ka ndërhyrë në moment të fundit. Nuk dihet ende se cila është arsyeja që çoi në mos zyrtarizimin e këtin transferimi.
Në këto kushte shkodranët duhet të hedhin “grepat” tek ndonjë lojtar tjetër për mesfushës, pasi “tradhtohen” nga 29-vjeçari. Kujtojmë se Ahmedi mbylli sezoni me Soligorsk në Bjellorusi, ku luajtir në 11 ndeshje dhe dhuroi vetëm 2 asiste.