Një pjesë e delegacionit kuqezi, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, mbërriti pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit. “Jam krenar për atë çfarë paraqiti skuadra ime në fushë.
Të gjithë lojtarët kanë dhënë gjithçka edhe pse mendoj se mund të kishim bërë diçka më shumë”, komentoi Silvinjo.
“Duhet të pranojmë se rivalet tona në grup ishin skuadra mjaft të forta. Jemi munduar që të marrim maksimumin edhe pse mund të kishim bërë diçka më shumë”, arsyetoi braziliani.
Mes të tjerash Silvinjo falenderoi tifozët për mbështetjen e madhe dhe pranoi se objektivi i radhës për kuqezinjtë ishte kualifikimi për në fazën finale të Botërorit të 2026-ës.