Varga shfaqet për herë të parë pas operacionit

Futboll

Varga shfaqet për herë të parë pas operacionit

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 16:27
Barnabas Varga

Barnabas Varga shfaqet për herë të parë pas operacionit në fytyrë!

Paraditen e sotme trajneri i Hungarisë, Rosi, së bashku me stafin e tij të ngushtë dhe futbollistin, Endre Botka, kanë vizituar në spital Barnabas Vargan.

Sulmuesi u dëmtua rëndë në kokë pas një kontrasti të dhunshëm me portierin e Skocisë, Angus Gun.

Pak orë më parë sulmuesi i Ferencvaroshit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në fytyrë në “Klinikum Stuttgart” pasi kishte pësuar një sërë frakturash në kafkë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat