Polonia eliminohet
Ballafaqimi mes Francës dhe Polonisë ka përfunduar baras (1:1).
Barazim që nuk i kreu punë polakëve.
Austria përfundoi në vend të parë me 6 pikë në Grupin D, pasojnë Franca 5, Holanda 4 dhe Polonia 1 pikë.
Austria, Franca dhe Holanda janë kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Evropian, ndërsa Polonia paketoi valixhet për në Varshavë.
Holanda - Austria 2:3
Stadiumi "Olympia" në Berlin.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: Gakpo (47'), Depay (76') - Malen (6') - autogol), Schmid (59'), Sabitzer (80').
Kartona të verdhë: Wimmer, Posch,
Holanda: Verbruggen - Geertruida, de Vrij, van Dijk, Aké (van de Ven 66') - Schouten, J. Veerman (Simons 35'), Malen (Weghorst 72'), Reijnders (Wijnaldum 66'), Gakpo - Depay.
Austria: Pentz - Posch, Lienhart (Querfeld 62'), Wöber, Prass - Seiwald, Grillitsch (Lahmer 64'), Wimmer (Baumgartner 63'), Sabitzer, Schmid (Weimann 90+2') - Arnautoviq (Gregoritsch 78').
Franca - Polonia 1:1
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: M. Guida (Italia).
Shikues: 62.000.
Shënues: Mbappe (56') - Lewandowski (79').
Kartona të verdhë: Rabiot - Zalewsk, Probier, Dawidowicz, Swidersk..
Franca - Maignan - Koundé, Upamecano, Saliba, Theo - Kante (Griezmann 61'), Tchouamen (Fofana 81')i, Rabiot (Camavinga 61'), Dembelé (Kolo Muani 86'), B. Barcola (Giroud 61') - Mbappe.
Polonia: Skorupski - Bednarek, Dawidowicz, Kiwior - Frankowski, Moder, Zielinski, Zalewski (Skoras 68'), S. Szymanski (Swiderski 68'), Urbanski – Lewandowski.
Në minutën e 11-të, Hernandez në pozitë të volitshme por portieri i Polonisë nuk befasohet.
Në minutën e 34-të, Lewandowski goditi bukur me kokë dhe portieri Maignan e dëboi në korne.
Mbappe nga një pozitë e vështirë e nga afër por nuk e tund portën e Polonisë në minutën e 42-të.
Në minutën e 55-të, futbollisti Jakub Kiwio shkaktoi penallti duke e penguar Dembelen.
Mbappe në minutën e 56-të shënoi nga penalltia, 1:0 për Francën.
Në minutën e 78-të, Robert Lewandowski ka dështuar nga penalltia, e ka pritur portieri Maignan. Penalltia përsëritet pasi që portieri nuk ishte i vendosur si duhet. Lewandowski herën e dytë ishte i saktë dhe 1:1 në minutën e 79-të.
Plot gola në takimin mes Holandës dhe Austrisë. Austriakët befasuan duke e mposhtur Holandën me rezultat 3:2.
Në minutën e 6-të, Donyell Malen shënoi autogol, 1:0 për Austrinë.
Në minutën e 23-të, Malen në pozitë të qind për qindtë dhe kur pritej gol, goditja e tij shkoi përskaj shtyllës së majtë të poshtëm të Austrisë.
Në minutën e 47-të, Cody Gakpo futet brenda 16-shit e me goditje të fortë, mposhti portierin austriak, 1:1.
Schmid në minutën e 59-të shënoi për 2:1.
Në minutën e 76-të Holanda ka barazuar me golin e futbollistit Memphis Depay.
Ky gëzim nuk ka zgjatur as 4 minuta, Marcel Sabitzer shënoi për 2:3 në minutën e 80-të.