Drita po vazhdon përgatitjet intensive nën urdhrat e Zekirija Ramadanit.
Sot në Gjilan, bardhekaltërit vazhduan me seancën e rradhës stërvitore.
Në një motë të nxehtë, ‘Intelektualët’ vazhduan me përgatitjet për në Ligën e Konferencës.
Merkato akoma nuk është përfunduar te Drita, ku deri në fund do tentojnë të nënshkruajnë me së paku dhe tre apo katër transferime të tjera, me synim tregun ndërkombëtarë.