Duro: Tifozët i shtuan bukurinë Europianit

Futboll

Duro: Tifozët i shtuan bukurinë Europianit

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 20:39
Shpëtim Duro

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro ishte i ftuar në “Euro 24” në News 24, ku në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, analizoi kombëtaren dhe rrugëtimin kuqezi në Euro 2024.

“Lojtarët e kanë  dhënë zemrën në fushë. Ne kemi thënë shpesh qysh në hedhjen e shortit se kemi patur kundërshtarë të nivelit të lartë. Këta kundërshtarë kanë yje që mund të bëjnë diferencën.

Rrugëtimi ynë ka qenë fantastik. Mund ta shikojmë në aspekte pozitive.

Ne e dinim që me këto skuadra, nuk ishte surprizë ky eleminim.

Për të gjithë opinionin sportiv, tifozeria e Shqipërisë ka qenë fantastike. Ka qenë pjesa më e bukur, dekori me tifozët tonë.

Ekipit nuk iu krijuan mundësitë, ndoshta mund të merrnim më shumë pikë. Skuadra jonë ka treguar personalitet” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat