Armando Broja i ka dedikuar disa fjalë zemre Ernest Muçit dhe Mario Mitajtpas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Tre talentët e Kombëtares kanë qenë së bashku te moshat, që nga ekipi U19 deri te Shpresat U21.
“Të kam njohur për kaq shumë kohë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në Kombëtare me ty. Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh. Vëlla, të premtoj se koha jote do të vij 100%.
Thjeshtë vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi sërish për Kombëtaren siç bënim te U19-a. Kaq shumë dashuri për ty vëlla”, shkruan Broja për Muçin.
“Vëllai im mbaje kokën lart. Ishtë një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe. Çfarë performance në të gjitha ndeshjet, vetëm fillimi për ty o Ylli i Ri.
Mezi pres për më shumë kujtime së bashku në këtë Kombëtare. Krenar për ty vëlla, e meriton”, shkruan Broja për Mitajn.