Suhareka e Shpëtim Duros, nuk ka të ndalur në afatin kalimtar.
Tjetër afrim i rëndësishëm në radhët e Suharekës.
Bëhet fjalë për boshnjakun Ajdin Nukiç, i cili ditën e sotme firmosi kontratën 1-vjeçare.
Futbollisti nga Tuzla e Bosnjës karrierën e tij e ka zhvilluar në skuadrat e Slaven Zivinice dhe për shumë vite pjesë e Tuzlla City, ndërsa në të kaluarën ka përfaqësuar edhe shtetin e tij në gara nacionale me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës duke qenë pjesë e kombëtares A.
Me fanellën e Bosnjës, Nukiç, i cili luan si mesfushor i krahut të djathtë, ka regjistruar 3 duele.
Në sezonin e kaluar ai regjistroi 27 ndeshje me Tuzlan në elitën e futbollit boshnjak, ku shënoi 5 gola, si dhe regjistroi 2 asiste.