Ferizaj po përforcohet për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Synimi i ferizajasve është të janë sa më të kompletuar dhe në çdo pozitë më të fortë.
“Grainca rikthehet në FC Ferizaj!
Mesfushori Lavdim Grainca do të jetë pjesë e FC Ferizaj në sezonin e ardhshëm.
Mesfushori që shkëlqeu me Ulpianën sezonin e kaluar, po rikthehet aty ku e ka filluar karrierën, duke kaluar të gjitha grupmoshat e FC Ferizaj.
Jemi të lumtur që një lojtar me shumë perspektiv do të përforcojë mesfushën tonë.
Shumë suksese në fanellën kaltër e bardh, Lavdim Grainca”, njofton FC Ferizaj.