Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Xhudos Ndërkombëtare, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Kuka ka fjalë të mëdha për gazetën “Bota sot”, duke thënë se gjithmonë ka qenë zëri i fuqishëm i sportistëve të Kosovës.
“Gazeta ‘Bota sot’ tani më një veterane e informimit gjithëkombëtar ka dhënë kontribut të çmueshëm sidomos në sektorin e sportit ku ne edhe jemi të eksponuar më shumë!
Sidomos unë e vlerësoj punën e kësaj gazete para lufte kur informacionet për vendin tonë ishin të kufizuara e kjo gazetë ka qenë burim informacioni për mbarë Diasporën.
Ne si Federatë e Xhudos dhe unë si Kryetar i saj kemi një marrëdhënie shumë të frytshme me gazetarin shumë të zot dhe profesional z. Kemajl Gocën dhe uroj që bashkëpunimi ynë të vazhdoj edhe për shumë vite në vijim e po ashtu uroj që rubrika e Sportit të vazhdoj me punën dhe angazhimin që informacionet e dhëna të kontribuojnë në avancimin dhe zhvillimin e sportit kosovarë!”, shprehet Kuka.