Gjyqtari shembet në fushë pa ndjenja nga temperaturat e larta

Futboll

Gjyqtari shembet në fushë pa ndjenja nga temperaturat e larta

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 12:23
Maxime Crepeau

Momente frike gjatë ndeshjes së futbollit Peru-Kanada (0-1 rezultati final), e vlefshme për Copa America.

Në fund të pjesës së parë, ndihmës-arbitri Humberto Panjoj u ndje i sëmurë dhe i ra të fikët për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Temperatura e ajrit në ato momente tregonte 37 gradë celcius.

Menjëherë ka ndërhyrë portieri kanadez Maxime Crepeau, që më pas ka bërë shenjë që në fushë të hyjnë stafet mjekësore të dy skuadrave dhe ndihma e shpejtë.

Panjoj u largua me barelë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga gjyqtari i katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat