Ajet Shosholli: Urime 29 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, gazetë që informon në çdo kohë  

Futboll

Ajet Shosholli: Urime 29 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, gazetë që informon në çdo kohë  

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 12:46
Ajet Shosholli

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991-1996 dhe trajneri i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit, Fadil Vokrri, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

“Bota sot’ është ndër gazetat e para në kohën e viteve të 90-ta dhe që ka filluar pas luftës edhe në Kosovë, e respektuar nga gjithë opinioni shqiptar, ka informuar për ngjarje në Kosovë dhe jashtë saj.

‘Bota sot’, një ndër gazetat e para që i ka informuar lexuesit e vet posaçërisht për të gjitha degët sportive.

Ka qenë informatori kryesor posaçërisht për futbollin, basketbollin, hendbollin, volejbollin dhe për të gjitha degët sportive.  

Gazetë që informon në çdo kohë. I uroj 29 vjetorin e me dëshirë që t’i kaloni edhe 100 vjet”, - ka uruar Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat