Edmond Rugova: 29 vjet - dëshmia më e mirë e gazetës ‘Bota sot’ 

Futboll

Edmond Rugova: 29 vjet - dëshmia më e mirë e gazetës ‘Bota sot’ 

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 14:16
Edmond Rugova

Legjenda e futbollit Edmond Rugova tha se gazeta ‘Bota sot’ i përkushtohet me profesionalizëm sportit në tërësi. 

Rugova ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, kur garonin në Ligën e Parë të Ish Jugosllavisë.

Po ashtu selektor i kombëtares së Kosovës dhe një kohë edhe drejtor sportiv i KF Prishtina.

“Urime 29 vjetori i gazetës ‘Bota sot’. 29 vjet që kaluan është dëshmia më e mirë e kësaj gazete.

Përkushtimi, puna profesionale me gazetar si z. Kemajl Goca dhe stafi i gazetës Bota Sot, gjithmonë e kanë mbajt në krye të lajmeve në përgjithësi e sidomos në lajmet për sport.

Pra, urime 29 vjetori, ju dëshiroj shëndet dhe suksese për shumë e shumë vjet në të ardhmen”, - ka uruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat