Legjenda e futbollit Xhevdet Muriqi ka shprehur fjalë të mëdha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Muriqi i takon gjeneratës së artë të kohës së kapitenit Fadil Vokrri dhe Fadil Muriqi kur shtangën skuadrat e mëdha në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në vitet e 80-ta.
“Urime 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Gazetë që asnjëherë nuk e harroi gjeneratën e artë.
Gazetë që gjithmonë i kushton rëndësi sportit pavarësisht cila degë është por gjithnjë duke shkruar për të arriturat e tyre.
Gazetë që shtjellon tema të ndryshme sportive. I uroj suksese në vazhdimësi kësaj gazete që është zëri i fuqishëm i sportistëve”, uron Muriqi.