Leao refuzon milionat e Arabisë

Futboll

Leao refuzon milionat e Arabisë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 15:12
Rafa Leao

Rafa Leao i thotë jo Arabisë. Në orët e fundit, sulmuesi portugez ka përfunduar në radarin e Al-Hilal, klubit që luan në Saudite Pro League dhe ishte pikërisht trajneri Jorge Jesus, që e hodhi idenë dhe që e njeh shumë mirë Leaon.

Një ide e cila megjithatë do të mbetet e tillë në merkato, por Leao ka bërë të ditur se nuk dëshiron të largohet nga Milani dhe futbolli europian për t’u transferuar në Arabi, madje as përballë një oferte prej 20 milionë eurosh në vit.

Oferta për portugezin, siç raportohet nga media italiane, i është paraqitur babait dhe përfaqësuesit të sulmuesit kuqezi.

Në diskutimet e zhvilluara me klubin saudit, vullneti i Leaos dhe i vetë Milanit ka qenë gjithmonë shumë i qartë: klubi kuqezi do të hiqte dorë nga Leao vetëm nëse një klub do të paguante klauzolën e lirimit prej 175 milionë eurosh.

Prandaj, oferta prej 100 milionë eurosh është refuzuar jo vetëm nga lojtari, por edhe klubi italian.

Ndërkohë, Milani vazhdon të kërkojë një sulmues pas largimit të Giroud dhe në orët e fundit është planifikuar një takim me agjentët e Romelu Lukakut, emër i lidhur tashmë me kuqezinjtë verën e kaluar. Por, objektivi kryesor i klubit mbetet pa dyshim Joshua Zirkzee.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat