Emin Balqii, ish futbollist i mirënjohur dhe aktualisht kryetrajner i Trepçës së Mitrovicës, ka përgëzuar dhe uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Baliqi ka dhënë dhe po jep kontribut të madh për futbollin mitrovicas dhe në përgjithësi të Kosovës.
“Urime 29 vjetori i gazetës ‘Bota sot’! Është një arritje e madhe për një gazetë të mbajë qëndrueshmëri dhe ndikim për kaq shumë vite.
Uroj që gazeta të ketë suksese të vazhdueshme dhe të sjellë si gjithmonë informacione të vlefshme dhe të sakta për lexuesit e saj”, ka uruar Baliqi, prej futbollistëve të mirë që ka pas Kosova.