Ish futbollisti i mirënjohur, Bekim Bakaj, aktualisht trajner, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Bakaj i takon gjeneratës së sakrificës në rezistencë kundër regjimit serb dhe në periudha të ndryshme ka dhënë dhe po jep kontribut për futbollin në tërësi të Kosovës.
“Urime për 29-vjetorin e gazetës "Bota sot" dhe gazetarin Kemajl Goca.
Me rastin e 29-vjetorit të themelimit të gazetës "Bota Sot", shprehim urimet tona më të përzemërta për këtë përvjetor të rëndësishëm! Për 29 vjet, "Bota sot" ka qenë një zë i fuqishëm dhe i besueshëm në informimin e qytetarëve shqiptarë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në shoqëri, duke ofruar lajme, analiza dhe komente me integritet dhe profesionalizëm.
Një urim i veçantë shkon edhe për gazetarin e mirënjohur, Kemajl Goca, për kontributin e tij të palodhur dhe pasionin në gazetari. Puna e tij e palodhur dhe përkushtimi për të sjellë lajmin e vërtetë dhe të paanshëm ka bërë që "Bota sot" të fitojë respektin dhe besimin e lexuesve.
Urojmë që gazeta ‘Bota sot’ të vazhdojë me sukses rrugëtimin e saj të lavdishëm dhe të jetë gjithmonë një burim i besueshëm informacioni. Gëzuar 29-vjetorin dhe suksese të mëtejshme!
Urime dhe suksese!”, ka uruar Bakaj.