Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është tejet i lumtur që ishte pjesë e Euro 2024 përkundër një sezoni jo të mirë me skuadrat, si Fulham dhe Chelsea.
Broja përmes rrjeteve sociale ka shpreh kënaqësinë që ishte pjesë e ekipit “Kuqezi” në Euro 2024, shkruan Indeksonline
“5 vjet me shumë ulje e ngritje dhe kjo ishte një nga eksperiencat më të mira në jetë. Krenar ta quaj vetën shqiptar”, ka shkruar sulmuesi shqiptar
Broja luajti në dy ndeshje, ndaj Italisë dhe Spanjës. Lojtari shqiptar pati disa raste të mira gjatë këtyre ndeshjeve, por nuk arriti ta gjente rrjetën e kundërshtarit.
Kujtojmë që sulmuesi tani do të ketë punë në merkaton e verës – ku parashihet të largohet nga Blutë e Londrës, me shumë skuadra që tashmë kanë kërkuar shërbimet e tij.