Dinamo gati të mbush sërish arkën

Futboll

Dinamo gati të mbush sërish arkën

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:34
Dinamo

Dinamo është afër një tjetër shitjeje gjatë kësaj merkatoje. “Blutë” kanë marrë në ofertë zyrtare për një nga sulmuesit e ekipit.

Bëhet fjalë për Luis Kaçorrin, i cili kërkohet në Rusi. Nuk bëhet me dije emri i skuadrës.

Nuk dihet as cila është shifra e ofertë, por klubi do të synojë të përfitojë sa më shumë nga shërbimet e tij.

Në këto kushte me shumë gjasa golashënuesi i “nëndetëses” në sezonin e kaluar do të largohet nga Dinamo. Në sezonin që u mbyll, 26-vjeçari luajti në 36 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe dhuroi edhe 2 asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat