Bilbao refuzoi ofertën e parë!
Nico Williams është objektivi kryesor i Barcelonës për merkaton e verës, teksa prezantimi i tij shumë i mirë në EURO2024 ka rritur ndjeshëm vlerën e spanjollit.
Pasi Athletic Bilbao refuzoi ofertën e parë katalanasit po përgatisin “sulmin” e radhës dhe tashmë bëhet fjalë për një ofertë interesante.
65 milionë euro plus kartonin e Inigo Martinez, por burime pranë klubit bask kanë raportuar se Athletic Bilbao pritet ta refuzojë edhe këtë propozim.