Redaktori i gazetës ‘Open.tv’ nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ibraimi është gazetar me përvojë të madhe dhe mbi 3 dekada.
“Urime përvjetorin e 29 të gazetës kombëtare ‘Bota sot’. Jeni më të mirët dhe më të besueshmit.
Gazetë tek e cila ka vend për çdo shqiptarë.
Respekt për ty miku im Kemajl Goca që promovon çdo sportist dhe klub shqiptarë.
Urime nga zemra dhe ju dëshiroj edhe shumë përvjetore të tjera”, ka uruar Ibraimi.