Trajneri i mirënjohur Zylkifli Obërtinca ka shprehur fjalët më të mëdha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Obërtinca i dha shumë futbollit dhe sportit të Kosovës në kohërat e ndryshme, ka uruar 29 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
“Me rastin e përvjetorit të gazetës ‘Bota sot’, dëshiroi të ju uroi për sukseset e pafund të arritura vite me radhë në përgjithësi dhe në sport në veçanti.
Puna e juaj e palodhur profesionale, e pa frikë edhe pse të kërcënuar, shtypur e shantazhuar, asnjëherë nuk ju trembi dhe nga lexuesi janë shumë të vlerësuara.
Uroi të vazhdoni tutje me përkushtim si deri me tani, profesionalizëm duke sjell gjithmonë lajme të shpejta, të sakta dhe të pandikuara.
Gëzuar përvjetorin dhe sukses pa fund në punën e juaj”, ka uruar Obërtinca.