29-vjeçari i Lille detyrohet të tërhiqet nga futbolli

Futboll

29-vjeçari i Lille detyrohet të tërhiqet nga futbolli

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:03
Nabil Bentaleb

Nabil Bentaleb, mesfushor 29-vjeçar i Lille, do t’i japë fund karrierës së tij për shkak të problemeve në zemër, të cilat u zbuluan kur ndërkombëtari algjerian iu nënshtrua testeve mjekësore për të nënshkruar për ekipin francez verën e kaluar.

Më 18 qershor, gjatë një turneu minifutbolli me miqtë, Bentaleb pësoi atak në zemër dhe, pasi u trajtua në vendngjarje me një defibrilator, u transportua me urgjencë në spitalin e Lille, ku iu nënshtrua një operacioni të mërkurën.

Futbollistit i është implantuar një stimulues i brendshëm dhe, siç garanton RMC Sport, fundi i karrierës së tij do të jetë skenari më i mundshëm, duke pasur parasysh rrezikun e përsëritjes.

Lojtari ka një kontratë me Lille deri në vitin 2026 dhe në ditët në vijim palët do të arrijnë një marrëveshje për ta ndërprerë atë. Bentaleb gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar gjithashtu skuadra si: Tottenham, Schalke 04, Neëcastle dhe Angers. Më përfaqësuesen e tij është aktivizuar në 54 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat