Van Dijk: Nesta ishte mbrojtësi më i madh italian

Futboll

Van Dijk: Nesta ishte mbrojtësi më i madh italian

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:10
Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Liverpool-it dhe kombëtares së Holandës, Virgil van Dijk, foli në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet për fëmijërinë dhe idhujt e tij.

Kapiteni i Holandës deklaroi se i ka pas adhuruar mbrojtësit e Milan-it, Nesta-n dhe Maldini-n, por shton se Alessandro për të është mbrojtësi më i mirë që ka njohur historia e futbollit italian.

“Unë i doja si Nestan ashtu edhe Maldini-n, se Milani ishte diçka ndryshe. Kur flisni për Nesta-n flisni për elegancën, ai bëri gjithçka të dukej kaq e lehtë, duke parë Alessandro-n duke luajtur ishte si të shikoje Roger Federer duke luajtur tenis.

Lojtarët si ai kanë treguar rrugën që duhet ndjekur për ne mbrojtësit, unë e respektoj shumë, ashtu si të gjithë mbrojtësit e tjerë të atij ekipi të Milan-it që fitoi në Europë. Kam mësuar shumë nga secili prej tyre.

Të gjithë kanë mendimin e tyre, por për mua Nesta ishte mbrojtësi më i madh italian”-deklaroi Van Dijk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat