Ndërsa vëmendja e thuajse të gjithëve është te EURO 2024, skuadrat shqiptare po vijojnë përgatitjet e tyre për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane teksa kanë gati edhe axhendën për ndeshjet e para të turit të parë eliminator.
Të parat që do të zbresin në fushë janë ekipet që luajnë në Ligën e Kampioneve me Ballkanin me Deçicin do të zbresin në fushë të martën për ndeshjet përkatëse në transfertë. Të mërkurën e ka radhën Struga, e pastaj Egnatia e cila luan në Bosnjë në orën 21 të datës 10 korrik ndeshjen e saj të parë historike në Ligën e Kampioneve.
Më pas të enjten luhen sfidat e skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës, duke nisur nga Malisheva që luan në “Zahir Pajaziti” e para në orën 17:00. Më pas e ka radhën Shkëndija, ndërsa me diferencë nga një orë luhen ndeshjet e skuadrave të Superiores. Tirana e nis sfidën e saj në orën 19:00, për t’u ndjekur nga Partizani në orën 20:00 dhe pastaj Vllaznia në orën 21:00. Kalendari i ndeshjeve të kthimit me oraret përkatëse nuk është zyrtarizuar ende nga UEFA.
LIGA E KAMPIONEVE
09.07.2024
Ora 20:00
UE Santa Koloma – Ballkani (Estadi Nacional)
TNS-Deçiç (Park Hall)
10.07.2024
Ora 19:00
Slovan-Bratislava – Struga (Národný futbalový štadión)
Ora 21:00
Borac – Egnatia (Gradski Stadion Banja Luka)
LIGA E KONFERENCËS
11.07.2024
Ora 17:00
Malisheva-Buduçnost (Zahir Pajaziti)
Ora 18:00
Noah-Shkëndija (City Stadium Abovyan)
Ora 19:00
Torpedo Kutaisi-Tirana (Ramaz Shengelia Stadium)
Ora 20:00
Partizani-Marsashlok (Arena Kombëtare)
Ora 21:00
Valur-Vllaznia (Hlíðarendi)