Ish futbollist i futbollit të vogël dhe lexues i rregullt i gazetës ‘Bota sot’, Valdet Fetaj, tha se gazetën e lexon qysh nga fëmijëria.
Ai ka uruar 29 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
“Gazetën ‘Bota sot’ e lexoj qysh në moshë të re.
Ajo na përcjelli kudo që ishim.
Respekt stafit dhe gazetarit Kemajl Goca, që futbollin dhe sportin në tërësi nga një kënd tjetër e paraqitni. Urime dhe më tutje suksese”, ka uruar Fetaj.