Turqia siguroi kualifikimin si vendi i dytë në grupin F si pasojë e fitores dramatike 2-1 përballë Çekisë. Sfidë ku Hakan Calhanoglu realizoi golin e parë për skuadrën e Montellës.
Kapiteni i kombëtares turke vlerësoi suksesin e ekipit, teksa u ndal edhe te kritikat. Duke theksuar se është më mirë që të pakënaqurit të merren me të, dhe jo lojtarët e rinj.
“Jemi shumë të lumtur, pasi objektivi ynë ishte kalimi i grupit. Pas humbjes ndaj Portugalisë heshtëm, nuk folëm fare, u përqendruam vetëm në punën tonë.
Edhe pse Çekia mbeti me 10 lojtarë na rrezikoi shumë. Sigurisht që mund të përmirësohemi dhe mund të bëjmë më mirë se kaq.
Nuk ishte e lehtë, çekët ushtruan shumë presion, por për fat arritëm të kualifikoheshim.
Ishim shumë të motivuar. Unë ua thashë shokëve përpara ndeshjes se do të shënoja, e ndjeja.
Kritikat? Ka shumë presion përreth nesh, por kemi lojtarë që janë në gjendje të përballojnë atë.
E them me gjithë zemër: nëse doni të kritikoni, merruni me mua. Më kritikoni mua, por jo shokët e skuadrës.
Sigurisht që kritikat konstruktive pranohen, por asnjëherë nuk duhet të jenë të tepruara”, u shpreh mesfushori i Interit.
Turqia do të sfidojë Austrinë e Rangnick të martën e 2 korrikut për një biletë në çerekfinalet e Euro 2024.