Fadil Muriqi: Urime gazeta ‘Bota sot’, gazetari Kemajl Goca nuk e harron gjeneratën e artë

Futboll

Fadil Muriqi: Urime gazeta ‘Bota sot’, gazetari Kemajl Goca nuk e harron gjeneratën e artë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 20:00
Fadil Muriqi:

Legjenda e futbollit apo Maradona i Kosovës, Fadil Muriqi, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Fadil Muriqi, në vitet e 80-ta, shtangu shumë klube të mëdha ish jugosllave, si Partizanin e Beogradit, Cërvena Zvezdën e Beogradit, Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit, Velezhin e Mostarit etj.

Sot e asaj dite, kujtohen lojërat e mahnitshme të Fadil Muriqit, me një teknikë të përsosur dhe shumë herë ka shënuar nga distanca, që kurrë nuk harrohet goli nga 30 metra me 13 prill të vitit 1985 kundër Partizanit (Prishtina – Partizani 1:0, kapitulloi portieri Omeroviq) apo nga rreth 20 metra kundër Velezhit (het-trik i Muriqit, Prishtina fitoi me rezultat 3:2, më 30 mars 1986, kapitulloi portieri Petronaviq), dhe shumë ndeshje tjera të mëdlha.   

Profil të lojtarit si Fadil Muriqi, tash e më shumë se tre dekada, nuk ka pas shteti i Kosovës.

 ‘Të lumtë Kemo, ju jeni I vetmi që në redaksinë e sportit të ‘Bota sot’ shkruani gjithmonë për ngjarjet sportive në të gjitha lëmit, pa harruar asnjëherë gjeneratën e artë të Prishtinës. Urime ‘Bota sot’, ka uruar legjenda Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat