Skandal me portierin e Serbisë gjatë Europianit

Futboll

Skandal me portierin e Serbisë gjatë Europianit

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:06
Vanja Milnkoviç-Saviç

Një skandal i rëndë ka përfshirë kombëtaren e Serbisë në Euro 2024.

Mediat serbe kanë zbuluar se portieri Vanja Milnkoviç-Saviç, është përfshirë në një zënkë në një lokal në Mynih në ditët para ndeshjes vendimtare të kësaj kombëtarje ndaj Danimarkës.

Para sfidës që dekretoi eliminimin e Serbisë, trajneri Stojkoviç kishte lënë lojtarët një ditë të lirë dhe disa prej tyre kishin vendosur të largoheshin nga hoteli, Por Milinkoviç=Saviç, kishte vendosur që orët e lirisë t’i kalonte në një lokal në Mynih.

Sipas “Telegraf”, ai ka shkuar në një pub ku është njohur nga një tifoz serb i pranishëm.

Ky i fundit e ka kritikuar se pse ai ishte në lokal duke pirë në vend që të ishte në hotelin e kombëtares duke menduar për ndeshjen.

Mes tyre kishin filluar fyerjet dhe portieri serb më pas e kishte goditur, duke bërë që të ndërhynin edhe rojet e sigurisë për të shmangur një tjetër përshkallëzim të situatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat