Këngëtari Sinan Vllasaliu ka komentuar lojën e Shqipërisë, duke përmendur disa nga arsyet pse sipas tij vendi nuk u kualifikua në 16-en e Kampionatit Evropian UEFA Euro 2024.
Vllasaliu tha se mungesa e një mesfushori të fortë ka qenë një problem për kombëtaren, duke krahasuar situatën me boksin, ku theksoi se përparimi vjen nga përballja me kundërshtarë cilësorë.
“Unë mendoj që një mesfushor na vyen, pasi vdiqëm për një mesfushor si për ujë”, ka thënë Vllasaliu.
Ai gjithashtu theksoi se kombëtarja ka nevojë për lojtarë si Granit Xhaka, duke thënë se do të sillte ndryshim në performancën e ekipit.
“Jo, ky është fati më i madh sespse boksieri i mirë mësohet kur rrihet me një boksierë të mirë me amator kur nuk mundesh me u mësu. As prej frikës kurrë s’mund të mësohesh. Kemi pasur fat që kem një ekip të tillë, domethënë nuk jemi shumë larg është shumë me rëndësi, për mua një Granit Xhaka aty do të ishte sikur shiur mbas 100 vjet në tokë. Arbër Hoxha më ka bërë përshtypje shumë. Ne si shikues flasim”, ka thënë Vllasaliu.