Ballkani do ta luajë në Podujevë ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Futboll

Ballkani do ta luajë në Podujevë ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 12:13
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30 më 16 korrik.

UEFA e ka konfirmuar stadiumin se ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Ballkanit dhe UE Santa Coloma.

Ndeshjen e parë kampioni i Kosovës do ta zhvillojë si mysafir në Andorra.

Kurse ndeshjen e kthimit do ta luajë në stadiumin e Llapit, “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30 më 16 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat